Fundi i lojërave të fatit shumë afër!

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut është i njohur si vend i çudirave dhe trazirave, prandaj nuk është për çudi që edhe dukuritë më negative të shoqërisë shndërrohen në shpresë për shoqërinë. Bixhozi dhe fajdexhinjtë legal nuk është se janë shtuar sepse kanë ekzistuar edhe më herët, por tani klientët e tyre janë shumëfishuar. Duke pas parasysh krizën me të cilën po përballet vendi, ku gjitha çmimet janë ngritur në piedestal shumë qytetarë në mungesë të zgjidhjeve tjera, zgjedhin të aktivizohen në vendet më destruktive të shoqërisë. Bixhozi nuk shkatërron vetëm personin që ekspozohet në këto vende denigruese, por shkatërrimi është një zinxhir që hallkat tjera dëmtohen edhe më shumë, si familja e shoqëria. Fajdexhinjtë legal po mashtrojnë në mënyrë publike me parullat për ndihmë e lehtësim për vetëm pesë minuta po shkatërrojnë e fundosin qytetarë me vite të tëra. Prandaj, kazinot vazhdojnë të mbesin si vendet në të cilat ata që fitojnë humbasin më shumë, për faktin se pastaj vazhdojnë të frekuentojnë vendet e njëjta, ndërkaq ata që humbin janë fitues sepse dëshpërohen dhe nuk kanë se çfarë të humbnin më shumë largohen nga këto vende famëkeqe që shkatërrojnë boshtin familjar deri në palcë, shkruan Zhurnal.

Për dy javë do të mbyllen platformat e lojërave të fatit në internet

Brenda dy javësh pritet të miratohet ligji për komunikime elektronike, me çka do t’ju shpallet luftë direkte platformave jolegale për lojëra të fatit në internet. Deputeti i shumicës parlamentare, Brane Petrushevski, sqaroi se me këtë ligj, përmes Agjencisë për komunikime elektronike dhe operatorëve të internetit në vend, do të ndalohet qasja në këto platforma.

“Hyjmë në luftë vendimtare, shpresoj se për një javë ose dy, kalon edhe leximi I dytë, faza e dytë dhe ligji hyn në fuqi, pas çka, me urdhëresë të ministrisë për transformim dixhital, agjencia për komunikime elektronike është e obliguar që menjëherë të veprojë dhe të ndalojë qasje në platformat për lojëra të fatit online dhe kjo do të zbatohet përmes operatorëve të internetit që janë në shtet dhe që i rregullon AKE“, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ai nënvizoi se për momentin nuk ka numër të saktë se sa platforma të tilla ka, por siguroi se një nga një, që të gjitha do të zbulohen dhe ndalohen.

“Tani për tani nuk kemi numër preciz, sepse ai është numër dinamik, por besoni një nga një, siç do të zbulohen nga institucionet kompetente, të njëjtat do të ndalohen. Kështu që kjo luftë do të zgjas, por do të jep efekte serioze”, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së,

Nga shumica parlamentare sqarojnë se në Maqedoninë e Veriut ka shumë platforma për lojëra të fatit në internet, të cilat nuk janë të rregulluara dhe nuk janë të përfshira në asnjë ligj. Të njëjtat përveç që nuk paguajnë asnjë tatim në shtet, shkaktojnë edhe dëme serioze te një numër i madh i familjeve, ndërsa më së shumti prekin të rinjtë.

Kazino në çdo cep të qyteteve –

Në vendin tonë nuk duhet ndonjë incizim me dron apo përdorimi i navigacioneve për të gjetur kazinotë dhe këto shitoret e parave sepse janë shpeshtuar aq shumë në lokacione që mund të gjesh në çdo cep e në secilin qytetet. Ekziston një shtrirje e gjithanshme dhe në lokacione shumë delikate e të rrezikshme për shoqërinë, posaçërisht për të rinjtë. Shembull, bastet dhe kazinotë hapen në lokacione përballë shkollave të mesme dhe kjo në mënyrë direkte u imponohet të rinjve duke qenë sa më tërheqës për ata.

Pothuajse në të njëjta lokacione po vendosen edhe “shitoret e parave” dhe me këtë ata po dëshmojnë se fokus grupet e tyre janë të rinjtë, sepse ata janë edhe në fazën ku kanë nevojë për para dhe janë prepotentë që të mashtrohen më lehtë. Por, viktima të kazinove dhe fajdexhinjve legal nuk janë vetëm të rinjtë, në këto vende janë të ekspozuar edhe të rriturit e të moshuarit, dhe kjo është tregues që kemi të bëjmë me një “virus” të dukshëm të prekshëm e që në mënyre manipulative infekton qytetarët.

Ndjenjat kundër kazinosë në qytete nuk janë një fenomen i ri. Shumë individë dhe grupe kanë ngritur shqetësime për efektet negative të kazinove në shoqëri, veçanërisht në zonat urbane. Këtu janë disa nga argumentet kundër kazinove në qytete:

Një nga shqetësimet më të rëndësishme në lidhje me kazinotë është potenciali i tyre për të nxitur varësinë dhe problemet e lojërave të fatit. Kazinotë mund të krijojnë shumë varësi dhe studimet kanë treguar se individët që luajnë në kazino kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të lojërave të fatit. Kjo mund të çojë në një mori problemesh, duke përfshirë problemet financiare, problemet familjare dhe marrëdhëniet, madje edhe çështje të shëndetit mendor. /Zhurnal.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

Dimitrieska- Koçoska: Investimet kapitale shënojnë rritje prej 47,4 për qind

Shkup, 26 nëntor –  Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato...