Fluks dërgesash nga emigrantët/ BSH: Në janar-mars, sollën në atdhe 251 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

SHQIPËRI- Të ardhurat që emigrantët shqiptarë sjellin në Shqipëri pranë familjarëve të tyre vijojnë të rriten.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë  konstatojnë se prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 251 milionë euro, në rritje vjetore 4%.nëse i krahasojmë me të njëjtat periudha të viteve të kaluara rritja ka qenë pak më e ngadaltë  por kjo mund të lidhet edhe me efektet e kursit.

Megjithatë  gjatë periudhës është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e dërgesave përmes kanaleve formale kryesisht sistemi bankar por edhe prurjeve në cash nga vetë emigrantët

Rritja e remitancave ka vijuar edhe pse euro ka pësuar një dobësim të ndjeshëm përballë lekut shqiptar. Aktualisht euro po këmbehet nën 198 lekë dhe të ardhurat nga emigrantët janë një ndër faktorët kryesor që ndikon në këtë drejtim.

Po ashtu edhe të ardhurat që sjellin turistët janë një tjetër faktor me peshë në këtë drejtim.

Gjatë vitit 2024 dërgesat e emigrantëve shënuar dërgesa rekord të cilat arritën në rreth 1 miliard euro, niveli më i lartë përfshirë edhe 2008-ën, vitin që deri vonë mbahej si referencë e flukseve më të mëdha të remitancave./abcnews.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...