FKF: Gruri me cilësi të mirë dhe rendiment të kënaqshëm, institucionet kompetente në mënyrë aktive të përfshihen në mbikëqyrjen e blerjes

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 16 korrik – Gruri këtë vit është me cilësi të mirë dhe rendimentet janë të kënaqshme, thotë Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF). Njëherit apelon te institucionet kompetente, veçanërisht te Inspektorati i Bujqësisë, në mënyrë aktive të përfshihen në mbikëqyrjen e blerjes dhe të sigurojnë procedurë korrekte dhe transparente për të gjithë bujqit.

Sipas FKF-së, përveç 12 denarëve të arritura për blerje këtë vit, është e nevojshme të vazhdojnë aktivitetet për rritjen e rendimentit, për uljen e shpenzimeve prodhuese, për vendosjen e marrëdhënieve afatgjatë dhe korrekte mes bujqve, mullistëve dhe blerësve përmes prodhimtarisë së dakorduar, për aktivizimin e blerjes intervenuese në situata të krizave, vendosjen e teknologjive të reja dhe bashkimin ekonomik të fermerëve në kooperativa dhe organitata të prodhuesve.

“Përmes sistemit nënsektorial, vazhdimisht e ndjekim gjendjen me grurin, si në pjesën e prodhimtarisë, ashtu edhe në pjesën e shitjes. Kjo kulturë strategjike gjithmonë përballet me sfida gjatë blerjes dhe çmimit të lartë prodhues. Këtë vit, me ndërmjetësimin e MBPEU-së, është arritur marrëveshje me blerësit që çmimi për klasën e parë dhe të dytë të arrijë 12 denarë për një kilogram, me atë që në këtë çmim do të shtohen edhe shpenzimet për transport dhe TVSH, të cilat do t’i mbulojnë mullistët, përkatësisht gruri i cili transportohet nga rajoni pa mullinj do të ketë shpenzime transportuese shtesë të mbuluara. Besojmë se kjo është zgjidhja për këtë vit”, citojnë nga FKF.

Federata kujton se gruri është një produkt strategjik për shtetin, i përcaktuar në përputhje me Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ai mbetet kultura më e zakonshme midis drithërave, me 69,689 hektarë të mbjellë ose 44.5 përqind të sipërfaqes totale me drithëra (156,469 hektarë).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...