Fillon me punë portali i parë shqiptarë vetëm për EKONOMI në RMV

Data:

Shpërndaje:

Të nderuar qytetarë në Maqedoni dhe shqiptarë kudo që ndodheni! Nga sot fillon me punë media e re online në Maqedoninë e Veriut, www.biznes.mk

Biznes.mk është web portali i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut i dedikuar vetëm për lajme për Ekonomi, informata rreth ekonomisë dhe biznesit në RMV por edhe më gjerë,  promovimin e bizneseve dhe teknologjisë.

Synimi ynë është të ofrojmë lajme të përditësuara, analiza të thelluara dhe informacione të vlefshme për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet në botën e ekonomisë dhe financave.

Në Biznes.mk, ne fokusohemi në:

  • Lajmet më të fundit nga tregu lokal dhe ndërkombëtar.
  • Ndjekjen e zhvillimeve më të fundit, në sektorin e biznesit, ekonomisë, financave dhe zhvillimit.
  • Analiza dhe komente nga ekspertë në fushën e ekonomisë dhe financave.
  • Statistika dhe raporte të këtyre fushave nga institucionet relevante vendase dhe ndërkombëtare.
  • Intervista dhe opinione të profesionistëve dhe aktorëve kryesorë në sektorin e biznesit.
  • Lidhjen e bizneseve me klientët  duke plasuar informatat më të fundit të çdo biznesi serioz.
  • Lidhjen e atyre që kërkojnë punë me bizneset që kanë nevojë për kuadro, duke ofruar publikimin e shpalljeve si për kompanitë që kërkojnë punëtorë ashtu edhe për qytetarët që kërkojnë punë.
  • Lidhjen e atyre që dëshirojnë të shesin ose blejnë pronat, automjetet dhe sendet e tjera me vlerë, me qëllim për tu lehtësuar shitjen ose blerjen

Qëllimi i kësaj media online është që:

  • Lexuesve dhe qytetarëve tu sjellim informatat sa më relevante dhe të besueshme rreth zhvillimeve ekonomike, biznesit, financave, si në vend, rajon dhe më gjerë.
  • Sektori i biznesit të ketë një hapësirë të sajën profesionale, përmes së cilës do të mund të komunikojë me qytetarët dhe klientët e tij, ti informojë rreth veprimtarive dhe risive.

Me një ekip të përkushtuar, Biznes.mk është burimi juaj i besueshëm për të kuptuar dhe ndjekur trendet ekonomike, ndryshimet në politikat financiare dhe mundësitë e reja të investimeve.

Na ndiqni, për të qenë gjithmonë një hap përpara në botën e biznesit!

 

Me respekt, redaksia e Biznes.mk!

E-mail: infobiznes.mk@gmail.com

Tel: +389 71 206 661

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...