Fillon fushata për informim të qytetarëve për Thirrjen publike nga Programi IPARD 2021-2027 për masën 1

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 20 shkurt – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Organi për Menaxhim meIPARD, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit në Bujqësi fillojnë fushatë për informim të shfrytëzuesve potencialë sa i përket mundësive të cilat i ofron instrumenti për ndihmë para anëtarësimit të Bashkimit Evropian për Zhvillim Rural – Programi IPARD.

Në kuadër të fushatës, ndërsa me rastin e thirrjes publike të publikuar nga Agjencia, më 12 shkurt 2025, për masën 1 – Investimet në asete fikse të pronave bujqësore nga Programi IPARD, ditët e informacionit do të mbahen në disa qytete, fshatra dhe vendbanime, ku përfituesit e interesuar ( individët, personat juridikë, kooperativat, personat juridikë kooperativë etj.) do të jetë në gjendje të mësojë për procedurat dhe kushtet për dorëzimin e aplikacioneve për shfrytëzimin e mjeteve nga ky program.

Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sot ditë informative do të mbahen në komunën Novaci, me fillim prej orës 11:00 në sallën komunale dhe në komunën Mogillë me fillim prej orës 14:00 në sallën e Komunës Mogillë.

Informacionet rreth hollësive, dokumenteve të nevojshme dhe thirrjeve publike, të gjithë të interesuarit mund t’i marrin në këto ueb faqe dhe numra të telefonit:

-Organi i menaxhimit të fondeve IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose 02/3134-477 lokal 113,114 dhe 115;

– Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460 dhe

Top of Form
– Agjencia për Nxitje të Zhvillimit të bujqësisë http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...