Fermerët europianë rikthehen në rrugët e Brukselit, protestë për të ardhmen e Politikës së Përbashkët Bujqësore

Data:

Shpërndaje:

Gati një vit pas protestave të mëdha që tronditën qendrën e institucioneve evropiane, fermerët janë sërish në prag të mobilizimit në Bruksel, të vendosur për të mbrojtur të ardhmen e Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB). Në thelb të shqetësimeve të tyre është frika se bujqësia evropiane mund të shndërrohet në një sistem të fragmentuar “me 27 shpejtësi”, nëse mungon një strategji e bashkuar dhe financim i qëndrueshëm nga Bashkimi Evropian.

Sipas një ankete të kryer nga Ipsos, një në tre fermerë në të gjithë kontinentin është i gatshëm të protestojë, me Spanjën dhe Poloninë që kryesojnë si vatra të pakënaqësisë më të thellë. Ndërkohë, qëndrimi i fermerëve francezë dhe gjermanë mbetet i përçarë, dhe ata nga Belgjika, Irlanda, Holanda dhe Rumania shfaqen më pak të prirur për të dalë në rrugë.

Në një aktivitet të organizuar nga Euronews, Elli Tsiforou, Sekretare e Përgjithshme e Copa-Cogeca, lobit kryesor të fermerëve në BE, ngriti shqetësime të forta mbi Kornizën Financiare Shumëvjeçare (KFSH), e cila përcakton buxhetin afatgjatë të bllokut. Ajo paralajmëroi se në diskutimet e ardhshme për buxhetin 2028–2034, PPB mund të rrezikojë të humbasë jo vetëm fondet, por edhe vetë kohezionin e saj si politikë e përbashkët.

Propozimi i Komisionit Evropian për të krijuar një “pool të vetëm” fondesh, që bashkon PPB-në me politikat e tjera si Kohezioni dhe Horizon Europe, ka ngjallur shqetësime mes fermerëve se mund të cenohet shtylla e dytë e PPB-së — ajo që mbështet zhvillimin rural dhe masat mjedisore.

“Pyetja nuk është më vetëm për shkurtime, por nëse do të kemi fare një politikë të përbashkët,” tha Tsiforou. Ajo theksoi se humbja e shtyllës së dytë do të minonte vetë thelbin e solidaritetit evropian në bujqësi.

Megjithëse protestat e kësaj jave priten të jenë më simbolike dhe me pjesëmarrje më të ulët, mesazhi i fermerëve është i qartë: ata kërkojnë që PPB-ja të ruajë një linjë të veçantë buxhetore, të garantuar dhe të përshtatur me realitetin ekonomik, përfshirë inflacionin.

Komisioneri i Bujqësisë, Christophe Hansen, është konsideruar si një aleat i mundshëm në këtë kauzë, por vendimet finale do të varen nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, dhe nga liderët e vendeve anëtare. Në ndërkohë, mbështetja publike për fermerët mbetet e fortë, siç treguan protestat e vitit të kaluar. Qytetarët europianë, sipas Tsiforou, janë të vetëdijshëm se sfidat e zinxhirit ushqimor kërkojnë zgjidhje përtej bujqësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2, në jug më i shtrenjtë Dhërmiu, në veri...

Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamenteve në vend do të aplikohen çmime fiskale edhe për fshatrat. Monitor...

Këmbimi valutor sot/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do...

Rritje e lehtë e yield-eve në ankandin e parë të vitit, por normat e interesit mbeten të ulëta

Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën lehtë në ankandin e parë të këtij viti, por duke...

Lëshohen edhe 6.9 milionë euro për bizneset nga kredia hungareze

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një këst të ri prej 6.9 milionë eurosh për mbështetjen e...