ESHS: Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Data:

Shpërndaje:

Enti Shtetëror për Statistika njofton se në muajin prill janë rritur për 0.1% çmimet e shërbimeve hotelerike.

“Çmimet e shërbimeve të ushqimit në prill të këtij viti u rritën me 0.1 për qind krahasuar me muajin paraprak dhe me 4.4 për qind krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Analizuar sipas grupeve, çmimet në shërbimin e ushqimit, në prill 2025 krahasuar me marsin 2025, u rritën me 0,2 përqind në kategorinë Ushqime, me 0,1 përqind në kategorinë Pije Alkoolike dhe me 0,1 përqind në kategorinë Pije Joalkoolike. Nuk u vu re ndryshim çmimi në grupin e qëndrimeve me natë.
Enti Shtetëror i Statistikës njoftoi se indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve të hotelerisë në periudhën janar – prill të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 105.8, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 është 101.0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...