Energjia diellore, tre aplikime të reja në MIE, kapaciteti i instaluar 135 MW

Data:

Shpërndaje:

Tre aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaike janë dorëzuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me një kapacitet total të instaluar prej 135 MW.

Bëhet fjalë për projekte që nuk janë objekt koncesioni e për rrjedhojë nuk përfitojnë nga masat mbështetëse çka do të thotë se energjia e tyre do të shitet në tregun e lirë si prodhues të pavarur.

Por cilat janë këto projekte dhe specifikat e tyre rast pas rasti sipas aplikimit?

I pari është një impiant fotovolatik me kapacitet të instaluar 25 MW, si interes i shprehur nga shoqëria “I&N ENERGY” sh.p.k. me vendndodhje në Zonën Kadastrale 1451, Fshati Darëzezë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Projekti i dytë është ai i një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar 50MË si aplikim i shoqërisë “PARK SOL ENERGY” sh.p.k. me vendndodhje në Zonën Kadastrale 8642, Njësia Administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë.

Projekti i tretë është ai për një impiant fotovolatik me kapacitet të instaluar 60 MW si aplikim i shoqërisë “HD SOLAR” sh.p.k. me vendndodhje në Njësia Administrative Qendër Libohovë, Bashkia Libohovë, Qarku Gjirokastër.

Sipas procedurës standarde aplikimet janë afishuar për të pritur komente nga palët e interesuara për një periudhë prej 15 ditësh përpara kalimit të tyre në hallkat e tjera procedural.

Interesi për investime në projekte fotovoltaikësh të një shkalle të gjerë mbetet i lartë ku gjithmonë e më shumë bizneset e sektorëve të ndryshëm po diversifikohen edhe drejt energjisë. Pavarësisht interes që kulmoi në periudhën e krizës së energjisë 2021-2022 vetëm një pjesë e vogël e këtyre projekteve është finalizuar dhe ka hyrë në prodhim ndërsa pjesa tjetër mbeten ende në faza dokumentacioni ose zbatimi.

Impianti më i madh në prodhim është ai i Karavastasë me kapacitet 140 MW ndërkohë që janë edhe një seri impiantesh të tjera që kanë hyrë në prodhim si SPV Blue apo Nova Solar System.

Të dhënat e Bilancit të Energjisë publikuar nga INSTAT tregonin se deri në 6 mujorin e parë të këtij viti, grupi “të tjerë prodhues”, ku përfshihen edhe fotovoltaikët, prodhoi 288 GWh energji elektrike, krahasuar me 125 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prodhimi neto vendas ishte 1757 GWh deri në fund të qershorit./Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...