Elektrodistribuimi forcon rrjetin e tensionit të ulët me investime mbi 10 milionë euro

Data:

Shpërndaje:

Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 realizuan me sukses më shumë projekte infrastrukturore që synojnë modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët.

Fokusi kryesor i këtyre aktiviteteve është zmadhimi i qëndrueshmërisë së sistemit,ulja e humbjeve dhe implementimi i zgjidhjeve moderne në menaxhimin e rrjetit distributiv.

Në kuadër të projekteve janë instaluar 135 kilometra rrjet i ri i tensionit të ulët, janë zëvendësuar shtyllat dhe përcjellësit e vjetër, si dhe janë instaluar pajisje të reja matëse në distancë në lokacione të reja.

Vlera e përgjithshme e investimeve për këtë periudhë arrin 10,4 milionë euro, ndërsa 2 milionë euro shtesë janë planifikuar deri në fund të vitit 2025. Me këto investime, Elektrodistribuimi është duke forcuar rrjetin distributiv dhe duke vendosur një bazë edhe më të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit energjetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...