€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

Data:

Shpërndaje:

Rritja e Bruto Prodhimit Vendor prej 3,8% për vitin e ardhshëm është disi e tepruar, kryetari i Këshillit Fiskal, akademiku Abdylmenaf Bexheti, duke shtuar se duhet treguar kujdes me shpenzimet e interesave të kredive, të cilat vazhdimisht rriten dhe thithin qindra milionë euro nga arka shtetërore. Këto, sipas tij, janë rreziqet kryesore për realizimin e buxhetit të vitit 2026, por edhe për vitet e ardhshme. “Ne jetojmë në një ambient të pasigurt, ndërsa jemi ekonomi e vogël dhe e hapur – prandaj duhet të kemi rrezik të llogaritur për çdo situatë,” – deklaroi Bexheti.

“Në pjesën e rritjes së projektuar duhet të jemi sa më realistë, në përputhje me ambientin makroekonomik. Mbi 300 milionë euro na kushtojnë interesat. Vitin e ardhshëm do të jetë e ngjashme. Por në vitin 2027 kjo shumë pritet të arrijë rreth gjysmë miliard euro vetëm për interesa. Projeksionet janë shumë të pafavorshme deri në vitin 2034”, theksoi Abdylmenaf Bexheti – Kryetar i Këshillit Fiskal.

Bexheti tha se për vitin e dytë me radhë, Këshilli Fiskal nuk ka dorëzuar mendim për propozim-buxhetin para miratimit të tij në Qeveri, edhe pse kjo është detyrim ligjor. Mendimi i Këshillit do të jetë gati për 4-5 ditë dhe do t’i dorëzohet Komisionit për Financim dhe Buxhet. Sa i përket konsolidimit të fondit pensional, për të cilin çdo vit derdhen qindra milionë euro nga buxheti, Bexheti tha se qëndrojnë ende në rekomandimin e vitit të kaluar.

“Pra, për të zbutur dhe për të hyrë në një konsolidim fiskal të fondit pensional, ju keni dy mundësi: ose t’i ngrini pensionet, ose të rritni gradualisht kontributin. Ose të zgjatet mosha e punës. Dhe ne nuk kemi thënë që kjo të ndodhë menjëherë”, pohoi theksoi Abdylmenaf Bexheti – Kryetar i Këshillit Fiskal.

Bexheti tha se është befasuar për mirë nga propozim-buxheti për vitin 2026, i cili është përgatitur me një qasje jashtëzakonisht konservatore krahasuar me pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Lidhur me uljen e investimeve kapitale, të projektuara për vitin e ardhshëm në 650 milionë euro, ai shtoi se “më mirë të planifikojmë realisht, sesa të mos i realizojmë ato si këtë vit – por edhe si pothuajse të gjitha vitet e kaluara.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...