Durmishi: Politikat tona po japin efekt – rritje, punësim, besim!

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të Komisionit Evropian, i cili konfirmon se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë ekonomikisht dhe ndër vendet më rezistente në rajon.
Sipas raportit, vendi po mban një normë të qëndrueshme të rritjes ekonomike mbi 3%, ndërsa papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historic, vetëm 11.7% në fillim të vitit 2025.
“Rezultatet që po arrijmë janë fryt i politikave të mirëmenaxhuara dhe masave të drejtpërdrejta që tashmë po japin efekte konkrete”, shkroi ministri Durmishi në rrjetet sociale.
Një nga masat konkrete që po jep rezultate të prekshme është Plani Operativ 2025, përmes të cilit janë ndarë 2.5 miliardë denarë për masa aktive për punësim. Ky plan synon të përfshijë mbi 16.000 persona, nga të cilët 65% janë të rinj deri në moshën 29 vjeç.
Durmishi rikujtoi gjithashtu se në vitin 2025 është futur një risi e rëndësishme në masat për vetëpunësim, mundësia që dy persona të aplikojnë së bashku dhe të përfitojnë mbështetje deri në 20.000 euro për të hapur një biznes.
“Çdo vend i ri pune është një hap drejt stabilitetit ekonomik dhe një arsye më shumë për të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen këtu. Ekonomia funksionale është ajo që i shërben qytetarit, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shtoi Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...