Durmishi nënshkruan vendimin e qeverisë për harmonizimin e pagës minimale

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur sot se ka nënshkruar dhe shpallur vendimin e qeverisë për harmonizimin e pagës minimale, për të shmangur bllokimin e pagesës së rrogave. Durmishi shtoi se këtë vendim e ka marrë, edhe pse nuk ka pasur pëlqim nga Këshilli Ekonomiko Social, i cili është i detyrueshëm me ligj.

“Pas vendimit të Qeverisë, unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës e shpalla pagën minimale. Nuk ka pëlqim nga Këshilli Ekonomik dhe Social, sepse nuk ka përfaqësim nga sindikatat. Megjithatë, sipas ligjit që është në fuqi dhe i cili është nënshkruar nga sindikatat dhe punëdhënësit, me vendimin e Qeverisë jam i obliguar ta shpall pagën minimale para 31 marsit. Nga ajo llogaritet paga mesatare dhe të tjerat, nëse nuk do ta kishim shpallur deri më 31 mars, i gjithë vendi dhe të gjitha institucionet do të ishin bllokuar dhe sektori privat nuk do të mund të llogariste pagat për punonjësit e tyre”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë. /Alsat.mk

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...