Durmishi e bën të qartë: Zbatimi i rregullores për çmime nuk ndalet

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të tregtarëve me shumicë dhe pakicë nga sektori i produkteve ushqimore, jo ushqimore, pijeve dhe duhanit.

Në qendër të takimit ishte Rregullorja e re, e cila tashmë është në fuqi dhe ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

“I dëgjova me vëmendje qëndrimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme, në kuadër të procesit të zbatimit dhe monitorimit të rregullores”, shkroi ministri Durmishi ne rrjetet sociale.

Me tej thekson se zbatimi i kësaj rregulloreje është një proces i gjallë, që do të vijojë në bashkëpunim me palët e përfshira, me synim ndërtimin e një tregu të ndershëm dhe funksional.

Rregullorja e re parasheh kontroll më të rreptë të çmimeve, me qëllim rritjen e transparencës në treg dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ajo synon të krijojë kushte të barabarta për të gjithë aktorët ekonomikë dhe të ndalë praktikat e padrejta që kanë dëmtuar konsumatorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...