Durmishi: Asnjë pagë më e ulët se 400 euro

Data:

Shpërndaje:

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, ka njoftuar se edhe zyrtarisht në Qeveri është miratuar vendimi me të cilin, bëhet rritja e pagës minimale për 2.685 denarë dhe tani e njëjta do të jetë 24.379 denarë.

Durmishi shkruan se ky vendim, dëshmon për përkushtimin e tyre për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Sot, Qeveria miratoi informacionin për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025, duke zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj ku paga minimale për vitin 2025 do të shënojë rritje prej 2,685 denarë në shumën bruto, përkatësisht 1,812 denarë në shumën neto.

Të përkushtuar në maksimum për përmirësimin e standardit jetësorë të qytetarëve!”, ka shkruar Durmishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...