Do të kthehen dënimet e vjetra më të ashpra për objektet gastronomike

Data:

Shpërndaje:

Ministria e Ekonomisë po punon për ndryshime ligjore sa i përket veprimtarisë së objekteve gastronomike, me çka do të rriten dënimet për ata që nuk respektojnë kushtet për funksionim, shkruan Alsat.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, nuk e di se sa do të jenë gjobat e reja por thekson se do të kthehen gjobat nga ligji paraprak.

“Këto ndryshime do të mundësojnë që verifikimi i kushteve minimale teknike për punë të kryhen para se të lëshohet licenca për punë. Me këtë, aplikacioni për përmbushjen e kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere, para se të dorëzohet si dokument shoqërues në kërkesën për licencë do të duhet konfirmim për vërtetësinë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, tha Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë.

Deri tani vërtetësinë e informacioneve apo se i plotëson të gjitha kushtet teknike për punë, e ka konfirmuar vet parashtruesi i subjektit, përmes një deklarate në noter.

Durmishi njoftoi se pas tragjedisë në Koçan, janë kryer 116 mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi objekte gastronomike me çka janë shqiptuar 10 ndalesa për punë për kafene dhe klube, ndërsa 15 nga 23 subjektet të cilat kanë licencë, nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike.

Për gjashtë subjekte të cilat nuk kanë apo u ka skaduar licenca u janë shqiptuar ndalesa për kryerje të veprimtarisë ndërsa janë shqiptuar mbi 60 gjoba./ Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...