Shkup, 26 nëntor – Me metodologjinë e re për evidentimin e investimeve kapitale deri më datë 13 nëntor, ato kanë shënuar rritje prej 47,4 për qind, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.
Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, ajo tha se për vitin 2025 ka një sasi të lartë të shpenzimeve të projektuara kapitale dhe njëherësh ka një realizim të madh.


