Çmimi i vajit shkoi në 100 denarë! Qytetarët reagojnë për shtrenjtimet

Data:

Shpërndaje:

Shtrenjtimi i derivateve të naftës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i vajit për gatim në disa markete tashmë arrin deri në 100 denarë, ndërsa disa lloje të tjera shiten për rreth 95 denarë.

Përveç vajit qytetarët ankohen se kanë vërejtur shtrenjtim edhe te disa produkte tjera të ushqimit.

“I kam vërejtur, te themi konserva me fasule dhe mish të thatë ishte 111 denarë, tani është 195, atje poshtë në vero deri 220 dnearë. Gjithçka është shtrenjtuar. Paga minimale duhet të jetë më e madhe por në këtë industri ekonomike, nuk funksionon, edhe pronarët nuk mund t’i paguajnë”, reagojnë qytetarët.

Sipas tyre, gjithçka është shtrenjtuar, qumështi, djathi, vezët gjithçka është rritur.
“Tani kot kjo rritja 1000 denarë që na e japin, prej në shtator rritja e fundit deri tani. Çmimet janë shtrenjtuar mundet për 50 euro ndërsa t’i japin vetëm 1000 denarë, ne jemi në humbje. Ne nuk mund të arrijmë me çmime, janë të ndryshme. Shembull kafeja, cigaret dhe gjëra të tjera, të ndryshme janë çmimet”, thonë ata për TV21.

Nga ana tjetër, ka edhe qytetarë që thonë se nuk kanë vërejtur ndryshime të mëdha në çmime dhe se ato janë pothuajse të njëjta si më parë.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë para 2 ditëve protestoi pasi nuk arriti marrëveshje me Qeverinë për rritjen e pagave. Sindikalistët thanë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...