Bozhinovska në takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në fokus mundësitë për bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik

Data:

Shpërndaje:

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mbajti takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për financim dhe bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik.

Në takim, siç bëri të ditur Ministria, është diskutuar për fondet potenciale nga Banka Botërore, të cilat do të ishin të dedikuara për mbështetje të reformave energjetike, kalimin drejt burimeve të rinovueshme energjetike në vend.

“Në takim u diskutua për mundësitë për përmirësimin e procesit të krijimit të Fondit për Efikasitet Energjetik, si dhe funksionalizimin e tij në një kohë sa më të shkurtër. Banka Botërore prezantoi përvojat nga vendet e rajonit. Fondi do të luajë rol kyç në financimin dhe zbatimin e projekteve të efikasitetit energjetik, duke kontribuar në reduktimin e konsumit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Diskutimi u fokusua edhe në pjesën e Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik (PSEEP) në komponentin 3, i cili synon të mbështesë këtë aktivitet në Maqedoni”, bëhet e ditur në kumtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...