Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Data:

Shpërndaje:

Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare për kontratat e muajit Prill pësoi një rënie të ndjeshme, duke rënë përafërsisht me 5 Dollarë për fuçi.

Kështu, në bursën e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuçi naftë bruto u shit këtë të enjte me afro 66 Dollarë, nga rreth 71 Dollarë që ishte më 2 Mars.

Në të njëjtën linjë kanë qenë shitjet edhe në bursën e Londrës, ku një fuçi naftë e papërpunuar u shit me afro 70 Dollarë nga 74 që ishte në fillim të Marsit.

Ekspertët ndërkombëtar e lidhin këtë rënie të çmimit me vendimin e OPEC për një rritje të lehtë të prodhimit të naftës me rreth 138 mijë fuçi në ditë përgjatë muajit Prill.

Lëvizja e OPEC ka më shumë të ngjarë të synojë balancimin e rreziqeve gjeopolitike që ka shkaktuar presioni i administratës Trump për uljen e çmimeve të naftës.

Agjencitë e specializuara në tregun e naftës, theksojnë se shumë anëtarë të OPEC po shohin si zgjidhje që të përfitojnë nga vëllimet e rritura të shitjeve në vend të çmimeve më të larta të naftës.

Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...