Befason sondazhi britanik: Të rinjtë janë lodhur, duan një botë pa internet!

Data:

Shpërndaje:

Një sondazh i fundit britanik tregoi se gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, një pohim i pazakontë ky, por që duket pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja.

Shembulli ilustrues është ai i të ashtequajturit The Offline Club në Instagram, me gati 530.000 ndjekës. Edhe pse tingëllon disi paradoksale, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami, krijuesit e tij praktikisht po përdorin internetin kundër internetit.

Tre të rinjtë holandezë thonë se duan që me Offline Club “të rikthejnë njerëzoren në shoqërinë e sotme të izoluar dhe të fiksuar pas ekranit”. Prej një viti, ata organizojnë takime ku nuk ka as smartphonë dhe as laptop, e duket se gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm ta mbyllin ndonjëherë celularin e tyre – të paktën në kuadër të takimit në Offline Clubs.

Kryesisht celularin e mbyllin për disa orë, por ndonjëherë edhe për disa ditë rresht. Në vend që të fiksohen vazhdimisht tek smartphone, gjatë takimeve ata lexojnë, luajnë, ose pushojnë. Njësoj si dikur, kur nuk ka pasur smartphone. Ky koncept nga Holanda brenda vitit është përhapur në të gjithë botën. Amsterdami ishte ndër të parët, e më tej pasuan Londra, Parisi, Milano dhe Kopenhageni, e Gjermania po ashtu.

Sondazhi i organizatës britanike të shërbimeve publike British Standards Institution (BSI), gati 70 përqind e 16 deri 21 vjeçarëve ndihen më keq, kur e kalojnë të shumtën e kohës në rrjetet sociale. Për këtë arsye gjysma do të preferonin një “bllokim digjital”, që të kufizonte akesin në aplikacione të ndryshme dhe faqe interneti pas orës 22:00. 46 përqind madje thonë, se do të preferonin më shumë të ishin të rinj në një botë pa internet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

20 vjet OEMVP feston me TOP 100™ 2025 — ceremonia më e madhe e biznesit në Maqedoninë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) fton mediat të marrin pjesë në edicionin e 16-të të TOP 100™, ngjarja...

Forumi i Biznesit Greqi – Maqedonia e Veriut në Odën Ekonomike

Më shumë se 60 kompani nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u mblodhën sot në Odën Ekonomike të...