Banka Popullore RMV: Me hyrjen në SEPA, të hyrat nga jashtë do t’u vihen menjëherë në dispozicion qytetarëve dhe kompanive

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 8 prill –  Të hyrat nga jashtë që i kanë pranuesit në vend do t’u vihen në dispozicion në llogarinë e tyre të pagesës menjëherë, e më së voni ditën e ardhshme të punës, pa dorëzuar dokumente lidhur me arsyen e hyrjes për pjesën më të madhe të hyrjeve nga jashtë, thotë Banka Popullore.

Përjashtim nga kjo, shton Banka Popullore, do të jenë hyrjet e caktuara lidhur me transaksionet kapitale për të cilat parashihen kufizime ligjore deri në hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas Igor Veliçkovski, drejtor i Departamentit të Operacioneve të Tregjeve Financiare dhe Sistemeve të Pagesave, aktivitetet e ndërmarra nga Banka Popullore për lehtësimin e kryerjes së pagesave hyrëse, duke përfshirë hyrjet në bazë të të ardhurave të realizuara jashtë vendit, vijnë pas hyrjes në SEPA (Single Euro Payments Area), e cila do të mundësojë flukse më të shpejta dhe më të lira në të dy drejtimet, si për dalje ashtu edhe për hyrje.

Përgjigja e Veliçkovskit në një intervistë për Radion e Maqedonisë i referohet pyetjeve të shumta të të rinjve që punojnë në kompani jashtë vendit dhe i marrin pagat në llogaritë e tyre devizore në vend.

Veliçkovski theksoi se me hyrjen në SEPA, transferimi i mjeteve në euro do të bëhet edhe më i thjeshtë dhe më i shpejtë, duke u mundësuar qytetarëve dhe kompanive që përmes përdorimit të aplikacioneve të tyre mobile apo bankingut elektronik të bëjnë pagesat në euro në mënyrë të lehtë duke futur një grup minimal të të dhënave në urdhërpagesë.

“Për transferimin e fondeve do të kërkohen vetëm të dhënat e nevojshme për kryerjen e pagesës, si emri dhe numri i llogarisë së paguesit dhe marrësit, shuma dhe baza e pagesës, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm fillimin e pagesave nga qytetarët dhe kompanitë në çdo kohë dhe vend. Pagesat e transfertave të kreditit në euro nga çdo vend anëtar do të kryhen brenda disa orëve gjatë ditës, ndërsa pagesat e menjëhershme në euro do të kryhen për më pak se 10 sekonda”, theksoi Veliçkovski.

Ai iu referua edhe të dhënave më të fundit nga statistikat e pagesave të Bankës Popullore për vitin 2024, që tregojnë se dy nga tre urdhërpagesa elektronike në denarë në vend janë ekzekutuar nga qytetarët që përdorin aplikacione mobile. Në të njëjtën kohë, qytetarët vlerësojnë gjithnjë e më shumë thjeshtësinë dhe shpejtësinë e pagesave, prandaj përdorimi i aplikacioneve celulare ka shënuar një rritje vjetore prej 47 përqind në numër, ose 72 përqind në vlerën e transaksioneve.

Kujtojmë se Këshilli Evropian i Pagesave më 6 mars vendosi për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke e bërë anëtaren e 39-të në këtë organizatë ndërkombëtare.

Banka Popullore vlerësoi se me këtë anëtarësim do të kryhen pagesa më të shpejta, sigurta dhe më të lira ndërkufitare në euro. Me anëtarësimin në këtë organizatë, pritet të ketë rritje të standardeve të larta nga institucionet financiare, nxitje të konkurrencës, inovacionit dhe ruajtjen e stabilitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...