Banka Popullore: Rezervat valutore në maksimumin historik, fotografia makroekonomike në kuadër të pritjeve

Data:

Shpërndaje:

Shkup, 28 shkurt – Vlerësimi i Këshillit të Bankës Popullore është se gjendja makroekonomike në vend është në pajtim me prpjeksionet e tetorit me rritje vjetore të BPV-së prej tre për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar dh tregues për rritje të vazhdueshme në tremujorin e katërt. Shkalla mesatare vjetore e inflacionit ka qenë 3,5 për qind dhe është tërësisht në pajtim me projeksionet e fundit të bankës qendrore.

“Megjithatë, pasiguria lidhur me dinamikën e ardhshme të inflacionit edhe më tej ekziston, ndërsa është e ndërlidhur me çmimet e produkteve primare për shkak të faktorëve gjeopolitike dhe klimatike, si dhe për shkak të faktorëve të caktuar nga karakteri vendor, të cilët mund të ndikojnë në kërkesën agregate”, thonë nga Këshilli i Bankës Popullore.

Në muajin dhjetor, depozitat dhe kreditë gjithsej u rritën mbi pritjet, me rritje vjetore prej përkatësisht 11,4 për qind dhe 11,2 për qind, ndërsa të dhënat anketuese tregojnë për lehtësim të kushteve të kreditimit dhe rritje të kërkesës për kredi.

Rezervat valutore në fund të vitit 2024 arritën një maksimum historik prej 5,029 milionë euro, me më shumë se 60 për qind të investuara në letra me vlerë, kryesisht në obligacione qeveritare të Eurozonës.

“Siguria dhe likuiditeti në administrimin e rezervave valutore u siguruan nëpërmjet investimeve në instrumente financiare me klasifikim të lartë kreditor që mundësojnë akses të shpejtë në mjete likuide dhe qasja e balancuar e investimit kontribuoi në arritjen e rezultateve të favorshme financiare”, thonë nga Banka Popullore.

Në seancën e mbajtur dje, Këshilli i Bankës Popullore miratoi pasqyrat financiare të Bankës Popullore dhe Llogaritë vjetore për vitin 2024, të cilat i nënshtroheshin auditimit nga një kompani e pavarur audituese. “Sipas mendimit të auditorit të pavarur, pasqyrat financiare në mënyrë objektive paraqesin pozitën financiare të Bankës Popullore, si dhe rezultatet e operacioneve dhe flukset e parasë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar. Në përputhje me zotimet për sigurimin e transparencës në punë, Raportet financiare të Bankës Popullore publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, si dhe në faqen e internetit të Bankës Popullore, thonë nga banka qendrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim me Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Sh.T.z. Kristof Zomer

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me Ambasadorin e Konfederatës...

Ari kalon 5,000$ për ons, shënon rekord të ri historik

Sot, çmimet e arit u rritën në më shumë se 5 000 dollarë (4,215 euro) për ons, duke...

Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe...

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...