Artizanët në krizë, konkurrenca e padrejtë nga produktet kineze në Strugë

Data:

Shpërndaje:

Artizanët në qytetin e Strugës denoncojnë mungesën e subvencioneve dhe vështirësitë financiare që përballojnë gjatë vitit. Ata thonë se përgatiten me mund dhe punë të palodhur gjatë gjithë vitit, por fitimet i marrin vetëm ata që operojnë për një muaj gjatë verës.

“Ne që merremi me artizanale, nuk kemi asnjë subvencion dhe përballemi me dëme nga ata që punojnë vetëm një muaj. Ata vijnë, na marrin fitimin që ne e përgatisim gjatë gjithë vitit, dhe pastaj largohen, vijnë nga Tetova Gostivari edhe shumë vende tjera. Në qoftë se unë jam i detyruar te paguaj ujë, korent, taksa, siguracione gjitha edhe ngeli pa pare ata marrin fitimin edhe ikin. Ata marrin nga kina edhe i shesin prodhime kineze.”, u shpreh artizani Shpëtim Qoku.

Ata theksojnë se vlerësohen më shumë nga të huajt, veçanërisht nga holandezët, gjermanët dhe mërgimtarët.

“Këto artizanale që ne i shesim janë me shumë të interesuar te huajt holandez, gjerman zviceran nga Shqipëria, të mërgimit i blejnë për dhurata. Na konkurrojnë tregtarët të ardhur me produktet të Kinës. Ne duam qe ato mos të vijnë tek ne, të ketë një kriter.”, tha Qoku.

Qoku theksoi se në mungesë të ndihmës nga komuna, të paktën duhet të vendosen kritere të qarta për të ruajtur produktet artizanale dhe për të mbrojtur tregun nga konkurrenca e padrejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik

Epoka e shoferëve të kamionëve dhe kompanive të logjistikës që udhëtojnë me dosje të mbushura me dokumente fizike,...