Ari po rritet në nivele rekord

Data:

Shpërndaje:

Çmimi i arit ka arritur një rekord të ri pasi po rritet shqetësimi për një luftë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Një ounche ar tani vlen më shumë se 3200 dollarë (2850 euro), që është hera e parë që ka kaluar këtë kufi, ndërkohë që investitorët po orientohen drejt të ashtuquajturave strehë të sigurta.

Frangu zviceran, një tjetër strehë e sigurt, ka arritur vlerën më të lartë në dhjetë vitet e fundit kundrejt dollarit amerikan, ndërsa shitja e obligacioneve shtetërore amerikane, që kishte nisur më herët këtë javë, ka rifilluar, shkruan skynews.

“Një ikje masive drejt strehëve të sigurta… e gjithë kjo pasqyron mungesën e plotë të qartësisë në tregjet financiare sot”, tha për BBC Olivier d’Assier nga kompania investuese SimCorp.

“Tani po jetojmë në një botë pa rregulla – kur bëhet fjalë për tregtinë, sigurinë, shëndetësinë, madje edhe për sovranitetin”, shton ai.

Çfarë janë strehët e sigurta?

Strehë e sigurt është një investim për të cilin pritet të ruajë ose madje të rrisë vlerën në periudha pasigurie ekonomike.

E gjithë kjo po ndodh pasi aksionet në Wall Street ranë të enjten, ndërsa tregjet aziatike vijuan rënien edhe sot.

Analistët paralajmërojnë se kjo paqëndrueshmëri mund të zgjasë derisa të qartësohen marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Investitorët po ndjekin me kujdes hapat e ardhshëm të qeverive amerikane dhe kineze, veçanërisht njoftimet e reja lidhur me politikat doganore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro

Sipas raportit të Regjistrit të Çmimeve dhe Qirasë së Tregut të Pasurive të Paluajtshme i Agjencisë së Kadastrës...

Bllokada në Gjirin Persik rrit rrezikun e inflacionit global të ushqimeve

Tregjet globale tashmë po i ndiejnë efektet e Luftës së Gjirit, për momentin për shkak të ndërprerjes së...

Beteja e Gjigantëve: SHBA vs Eurozona – Kush Sundon Botën e Pasurisë?

Një krahasim i pasurisë së familjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të eurozonës jep një pamje të...

Paga mesatare në janar ishte 46,617 denarë, sektori i IT-së është padyshim më i paguari.

Sipas llogaritjeve të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës në janar 2026...