Apartamentet me qira ditore pa NIPT nga 1 janari, tatimi 15% përmes deklarimit online

Data:

Shpërndaje:

Nga 1 janari, individët që japin banesat e tyre me qira ditore në platforma si Airbnb dhe Booking nuk janë të detyruar të hapin NIPT. Të ardhurat që përfitojnë do të tatohen me normën 15%, të aplikuar mbi shumën bruto, dhe deklarohen përmes formularit online DIVA, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës.

Ekspertët thonë se tatimi 15% për qiratë ditore do të llogaritet mbi të ardhurat bruto dhe ky deklarim bëhet përmes DIVA, një formular i thjeshtë online, pa detyrim për hapje NIPT.

Deklarimi është i nevojshëm edhe nëse qytetari nuk ka të ardhura të tjera. Mosdeklarimi brenda afatit sjell penalitete dhe detyrime shtesë nga Administrata Tatimore.

Vetëm në rastet kur individi ushtron edhe një aktivitet tjetër tregtar (p.sh. menaxhon prona të shumta si biznes), kërkohet hapja e NIPT-it.

Sipas ekspertëve, ky rregullim e bën më të lehtë për qytetarët të vetëdeklarojnë, duke shmangur hapjen e një biznesi formal. Megjithatë, ata theksojnë se ndihma e një specialisti mund të jetë e nevojshme për të shmangur gabime që mund të sjellin pasoja financiare.

Ky ndryshim është pjesë e përpjekjeve të administratës tatimore për të formalizuar të ardhurat nga turizmi dhe mikpritja, në një kohë kur vetëm në Booking.com numërohen mbi 20,400 njësi akomodimi në të gjithë vendin dhe më shumë se 8,200 listime në Airbnb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...