ANALIZË: Marrëdhëniet e biznesit me SHBA-të: shkëmbim tregtar prej 197 milionë euro, ekspertët amerikanë do të na ndihmojnë me financat

Data:

Shpërndaje:

Presidenti i ri amerikan, Trump, ka njoftuar hapjen e një “lufte doganore” me disa vende. Bota po përgatitet gjithashtu për një “luftë tregtare” midis dy ekonomive kryesore në botë, asaj kineze dhe amerikane. Lëvizjet e ardhshme ekonomike të SHBA-ve po ndiqen me vëmendje edhe në anën evropiane. SHBA-të janë partner strategjik i Maqedonisë, destinacion kryesor për investimet e portofolit tonë, por edhe investitor në vend, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.

Ekspertët amerikanë do të na japin këshilla për buxhetin…

Ekspertët nga thesari i SHBA-së do të ndihmojnë Ministrinë e Financave të Maqedonisë. Bëhet fjalë për mbështetjen teknike që mundësohet nga marrëveshja e nënshkruar me Zyrën e Asistencës Teknike të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për një projekt për përmirësimin e menaxhimit të financave publike.

“Qëllimi është që me mbështetjen teknike të Thesarit të SHBA-së të zbatohen proceset që parashikohen me Ligjin për Buxhetin, i cili nga ana tjetër, është bazë për reformat e financave publike. Do të punohet për aktet nënligjore, përgatitjen e një strukture të re buxhetore, zhvillimin e treguesve të suksesit, modernizimin e proceseve, mbledhjen më të mirë të të ardhurave, forcimin e kontrollit tatimor” – thonë nga Ministria e Financave.

Asistenca eksperte do t’i drejtohet Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtorisë Doganore. Financat publike janë vetëm një segment në të cilin kërkojmë dhe marrim ndihmën e ekspertëve. Vitin e kaluar është nënshkruar një Memorandum për ekspertizë logjistike në përgatitjen e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. SHBA-të gjithashtu ofruan mbështetje të konsiderueshme logjistike dhe financiare për gjyqësorin.

Proceset reformuese në vend mbështeten nga SHBA-të jo vetëm me ekspertë, por edhe me financa. Në tre dekadat e fundit, sipas vlerësimeve të Ambasadës Amerikane në Shkup, në vend janë investuar rreth 560 milionë dollarë për të mbështetur proceset demokratike, qeverisjen e mirë dhe një gjyqësor të pavarur.

Investimet më të rëndësishme amerikane dhe shkëmbimi tregtar…

Menjëherë pas marrjes së detyrës së kryeministrit, gjatë vizitës së tij të parë në Uashington, Mickoski paralajmëroi investimin e Kompania “Wabtec”. në vlerë prej 35 milionë euro. Duhet të hapen 100 vende pune. Ky investim duhet të realizohet në Bunarxhik dhe pikërisht për shkak të këtij plani, në mandatin e Qeverisë së kaluar, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës kërkoi nga investitori që ta mbajë objektin ekzistues në Shkup, nëse dëshiron një investim të ri paralel në Zonën ZZHIT. Ky vendim u ankimua në Gjykatën Administrative, e cila vendosi në favor të ZZHIT-së. Pas ndërrimit të qeverisë, “Wabtec”, paralajmërohet si investim i ri, edhe pse prej shumë vitesh në objektet e ish-“Entit Metalik – Tito” kompania prodhon frena për trenat, kryesisht për tregjet e huaja.

Fabrikën e parë në zonën e lirë Bunarxhik, Shkup, e hapi kompania amerikane “Johnson Controls”, në vitin 2006. Kapacitetet prodhuese u zgjeruan edhe në Shtip dhe Strumicë, me një investim prej rreth 20 milionë euro për secilin qytet. Kjo kompani amerikane pësoi ndryshime pronësie në vitin 2014 kur u nënshkrua kontrata për blerjen e pjesës së elektronikës së automobilave, gjithashtu nga grupacioni amerikan i biznesit të automjeteve “Visteon Corporation”. Marrëveshja u vlerësua në 265 milionë euro.

Në fillim të vitit 2022, ministri i atëhershëm i ekonomisë Bekteshi, ia dorëzoi lejen e përdorimit fabrikës së re të prodhimit – kompanisë amerikane “LEAR”, në ZZHIT – Tetovë. Investimi u vlerësua në 15 milionë euro dhe ishte fabrika e tretë e kësaj kompanie që prodhon ulëse automjetesh.

Në tetor të vitit 2021, kompania amerikane “Amphenol”, në përvjetorin e tetë të funksionimit në Maqedoni, hapi fabrikën e re në Koçan, me vlerë të investimit prej 5 milionë euro. Edhe ky grup është nga industria e automobilave, dhe merret me prodhimin e kabllove. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në këtë kompani punojnë rreth 2.300 punonjës. Sipas të dhënave të “Amphenol Technology Macedonia”, vlera e investimit total vlerësohet në 50 milionë euro.

Deri në fund të vitit 2023, totali i investimeve të huaja të SHBA-ve në vend kap shifrën prej pothuajse 174 milionë eurove, që i rendit në vendin e 11-të si vend investitor individual. Nga ana tjetër, SHBA-të është “destinacioni ynë” më i madh i investimeve, në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, investimet e portofolit në SHBA vlerësoheshin në 716,7 milionë euro.

SHBA-të janë në listën e “20 partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë”. Sipas të dhënave të fundit të Entit të Statistikave, nga janari deri në shtator, shkëmbimi total tregtar me SHBA-të është 197,5 milionë euro dhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur për 13,4%.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Vlera e eksporteve nga vendi në SHBA ishte 62,7 milionë euro dhe krahasuar me vitin e kaluar është rritur për madje 78%, ndërsa vlera e mallrave dhe shërbimeve të importuara ishte 134,7 milionë euro me një trend në rënie prej 30%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Do të ulen çmimet e telefonisë, operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

Qytetarët dhe bizneset në Maqedoni u kanë borxh bankave 9 miliardë €!

Qytetarët dhe sektori i biznesit u detyrohen mbi 9 miliardë euro kredi bankave vendase, ndërsa kursimet kanë arritur...