Aliu: Digjitalizimi është një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e sistemit shëndetësor

Data:

Shpërndaje:

 

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, mbajti fjalim në hapjen solemne të Kongresit të 21-të të Mjekëve të Maqedonisë, i cili tradicionalisht organizohet nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dhe konsiderohet si tubimi më i madh mjekësor në vend, me rreth 600 pjesëmarrës dhe shumë ligjërues eminentë nga vendi dhe jashtë tij.

Gjatë fjalimit të tij, ministri Aliu u fokusua veçanërisht në shëndetësinë digjitale dhe digjitalizimin si një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe të sistemit në tërësi.

“Në kuadër të strategjisë së përgjithshme për digjitalizimin dhe optimizimin e sistemit shëndetësor, tashmë kemi paralajmëruar edhe një zgjidhje të re softuerike, në formë aplikacioni, i cili do ta lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen e pacientit nëpër sistemin shëndetësor. Qëllimi është që aplikacioni t’i mundësojë pacientit që në çdo kohë të fusë treguesit shëndetësorë, mbi bazën e të cilëve mjeku amë apo specialisti do të mund të reagojë menjëherë – qoftë me ndryshimin e terapisë apo dhënien e rekomandimeve për trajtim të mëtejshëm. Nëse sistemi detekton vlera jashtë normales, automatikisht do të japë alarm”, theksoi në fjalimin e tij ministri Aliu.

Aliutha se kongrese të tilla përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis ekspertëve të shumtë dhe se me ekspertizën e tyre profesionale kontribuojnë në ngritjen e nivelit të shkencës dhe praktikës mjekësore.

Në Kongresin e 21-të të Mjekëve të Maqedonisë, fjalim mbajti edhe kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov.

Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë këtë vit feston jubileun 80-vjeçar dhe është shoqata profesionale më e vjetër në vend që i bashkon të gjithë mjekët. Një segment veçanërisht i rëndësishëm në punën tonë është edukimi i vazhdueshëm mjekësor, përmes organizimit të ligjëratave profesionale, si dhe dhënia kontribut në krijimin dhe modifikimin e protokolleve mjekësore në fusha të ndryshme, theksoi Dimitrov.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

OKTA rrit uljen për dizelin në 3 denarë për litër dhe zgjat masën deri më 6 prill

OKTA ka njoftuar rritjen e zbritjes për dizelin nga 2 në 3 denarë për litër, duke e bërë këtë...

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme ari ul vlerën deri në 10%

Metalet e çmuara pësuan rënie të ndjeshme këtë të hënë, me arin, argjendin dhe platinin që regjistruan humbje...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...