Afaristi Mendi Qyra shpall zyrtarisht kandidaturën për Strugën: Vendim që më është kërkuar çdo ditë!

Data:

Shpërndaje:

Afaristi i njohur nga Struga dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Mendi Qyra ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën e tij për Komunën e Strugës. Në një prononcim për opinionin ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë me kërkes të shumë qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë në përg

 

Të dashur qytetarë të Strugës

të nderuar përfaqësues të mediave,

të respektuar miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirë!

Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, qëndroj sot para jush për të ndarë një vendim të rëndësishëm, vendim që e kam marrë pas shumë reflektimesh, bisedash të sinqerta dhe kërkesash të drejtpërdrejta nga shumë prej jush

Sot, zyrtarisht e shpall kandidaturën time si I pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës.

Nuk është një hap që e kam ndërmarrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë.

Thirrje nga bizneset lokale që kërkojnë një orientim më të qartë të qytetit,

thirrje nga të rinjtë që duan të qëndrojnë në vendlindje,

shtytje nga qytetarët e zakonshëm që nga unë kërkojnë guximin për të kandiduar dhe menaxhuar me qytetin tonë, me përgjegjësi dhe përkushtim.

Si strugan, po u përgjigjem këtyre thirrjeve dhe këtë obligim po e marr me besim të plotë.

Jemi qytetarë të këtij qyteti të bekuar, për Strugën veprojmë dhe jetojmë, çdo sukses personal që e kam arritur, ia dedikoj njerëzve të këtij qyteti.

Ndihem i nderuar, por më duhet ta pranoj se ky vendim është një ndër sfidat më të mëdha që kam pranuar ndonjëherë, sepse ndjesia që fitohet nga qytetarët e këtij vendi, tregojnë që ndryshimi është më se i nevojshëm dhe jetik për Strugën.

Nuk vij këtu si një shpëtimtar, sepse Struga nuk ka nevojë për heronj.

Struga ka nevojë për punë të ndershme, për drejtim të urtë dhe për guximin që të ndryshojmë atë që nuk funksionon.

Vij këtu si njeri me përvojë në ekonomi, me vizion të qartë për zhvillimin e merituar që kërkon qyteti ynë.

Kandidaturën që po e shpall sot, nuk është garë për pushtet, nuk është luftë kundër askujt. Është vetëm një thirrje për bashkim, për të gjithë ata që ndajnë të njëjtën ëndërr për Strugën.

Struga ka qënë gjithmonë frymëzimi dhe forca ime.

Projektet dhe idetë që do t’i shpalosim gjatë ditëve në vijim do të bazohen në tre rrafshe:

1. Transparencë dhe drejtësi për të gjithë,

2. Zhvillim të qëndrueshëm dhe investime në infrastrukturë, në fushën e arsimit dhe kulturës, rini e sport,

3. Përfaqësim të ndershëm dhe dialog të hapur me çdo qytetar.

Me ndihmën tuaj, sot para jush, zotohem se do të jem gjithmonë i drejtë, i hapur dhe i përkushtuar për ta bërë Strugën qytetin më të bukur, më të zhvilluar, më të pasur me mundësi jetese për të gjithë.

Prandaj u bëj thirrje:

• Qytetarëve

• Afaristëve

• Shoqatave të ndryshme, si:

▪ Historianëve

▪ Të burgosurve politikë

▪ Studentëve

▪ Intelektualëve

▪ Organizatave jo qeveritare

▪ Shoqata e personave me aftësi ndryshe

▪ Sportistëve

▪ Artistëve

▪ Gazetarëve

▪ Partive politike dhe forumeve rinore

Si dhe çdo individi pa dallim perkatësie fetare, etnike ose politike por që beson në të ardhmen e qytetit, të më mbështes “PËR STRUGËN”.

Zoti e bekoftë Strugën dhe të gjithë qytetarët e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...

“Kontrollet, me fokus pagat”, Tatimet: Më pak aksione verifikuese në terren, por më të thelluara

Administrata Tatimore pritet të angazhohet dhe të nisë punën për vitin e ri, duke përcaktuar sektorët ku do...

Qyteti i vogël bohem që “lindi” dollarin dhe nuk pranon dollarë! Pesë emrat që ka mbajtur monedha më e fuqishme në botë dhe historia...

Sot, ai ka vetëm 2300 banorë, nuk ka banka dhe… as nuk pranon dollarë, pavarësisht se është vendlindja...