Vend stabil, jo kërcënues, në paqe totale por sërish Maqedonia e Veriut nuk po tregon rezultate në tërheqjen e investitorëve të huaj në vend, dhe sigurisht që ky dështim nuk i etablohet një individi por një grupacioni të tërë që kanë mekanizma dhe janë përgjegjës për këtë çështje. Qeveria si institucioni kryesor ekzekutues në vend, në kuadër të së cilit funksionojnë ministritë e ndryshme e drejtori që janë përgjegjëse për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, nuk ka marr fajin mbi vete asnjëherë për këtë situatë. Kryeministri aktual, Hrisitjan Mickovski, shprehet opotimist që tani nën udhëheqjen e tij do të shtohen investimet e huaja, shkruan Zhurnal
Ekonomia po rikuperohet, do të kemi rritje të investimeve të huaja –
Rritja e Bruto prodhimit vendor (BPV) në tremujorin e katërt është treguesi i parë se ekonomia po rimëkëmbet dhe po ecim në drejtimin e duhur, theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ai tha se si qeveri e kanë stabilizuar situatën në vend në më pak se tre të katërtat, që, thotë ai, ka qenë synimi parësor, ta stabilizojnë atë nga rënia e lirë dhe më pas përmes politikave aktive, politikave familjare, qeverisjes së ndershme dhe të mirë, të sigurohet rritje ekonomike.
“Ju kujtoj se në tremujorin e tretë ishte 3 për qind, tani është 3,2 për qind. Pres që ky trend të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të këtij viti, pres një lajm tjetër të mirë në fund të javës dhe mendoj se strategjia e konsolidimit, më pas kalimit në pikën zero dhe më pas zhvillimit të saj, ngadalë por me siguri po jep fryte. Gjendja është stabilizuar më herët se sa prisnim, buxheti po mbushet me dinamikën e paraparë dhe besoj se po vijnë kohë të mira për qytetarët e Maqedonisë”, thotë Mickoski.
I pyetur për investimet e huaja, kryeministri Mickoski u përgjigj se edhe këtë vit do të ketë rritje të investimeve të huaja.
Kryeministri Mickoski njoftoi se një investim i huaj do të fillojë të funksionojë këtë muaj, i dyti në prill në Shtip dhe në maj dhe qershor do të vendosen gurthemelet e investimeve të reja të huaja. Ai shtoi se ligjet që do të jenë në procedurë parlamentare janë drejt përfundimit, përfshirë Ligjin për energjetikë, Ligjin për efikasitet energjetik, etj.
I pyetur se çfarë masash po ndërmarrin si qeveri për të mbajtur investimet e huaja në vend dhe nëse janë të shqetësuar për gjendjen në industrinë e automobilave në Gjermani, Mickoski u përgjigj se natyrisht se si qeveri janë të shqetësuar për atë që po ndodh në Evropë, veçanërisht në industrinë e automobilave. Por ajo që e gëzon kryeministrin Mickoski është se shumica e investitorëve që vijnë në vend dhe duan të hapin fabrikat e tyre janë në sektorë krejtësisht të ndryshëm.
Pengesa kryesore për investitorët e huaj ka qenë korrupsioni –
Qeveria si institucioni kryesor ekzekutues në vend, në kuadër të së cilit funksionojnë ministritë e ndryshme e drejtori që janë përgjegjëse për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, nuk kanë rezultuar të suksesshëm në këtë drejtim. Agjencia për Investime të huaja në letargji të thellë. Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja.
Vend stabil, jo kërcënues, në paqe totale por sërish Maqedonia e Veriut po dështon në tërheqjen e investitorëve të huaj në vend, dhe sigurisht që ky dështim nuk i etablohet një individi por një grupacioni të tërë që kanë mekanizma dhe janë përgjegjës për këtë çështje. Viktor Mizo, kryetari i Këshillit të Investimeve të Huaja, thotë se shteti duhet të merret me luftën kundër korrupsionit nëse duam të kemi një ekonomi më të mirë. “Korrupsioni është një problem i madh dhe i largon investitorët e huaj”, tha Viktor Mizo në “ClickPlus”.
Në Maqedoni të Veriut, qysh prej vitit 2006 është investuar në promovimin e vendit si shtet me mundësi të mëdha investimi, duke bërë edhe ndryshime ligjore që përfshinin lehtësime si shmangja e taksave, subvencionet për kompanitë importuese, subvencionet për pagesën e kontributeve për sigurimin e të punësuarve, grante për infrastrukturë, tokë ndërtimore të subvencionuar e tjera.
Me këtë rast ishte hapur edhe Agjencia për Investime të Huaja, Drejtoria për Zona Teknologjiko-Industriale, të cilat kanë për detyrë promovimin e Maqedonisë së Veriut si shtet të volitshëm për investime të huaja, përmes fushatave të ndryshme dhe mbështetjes administrative për investitorët potencialë.
Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i Aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s, dhe kjo garanton stabilitet dhe siguri për investitorët, vendi ka 14 zona të lira për të investuar kompani të ndryshme duke ju ofruar një kosto të ulët për tokën por edhe për klasën punëtore, por edhe kur janë të pjekura gjitha kushtet dhe mundësit investitorët mungojnë sepse edhe udhëheqësit e institucionin më përgjegjës në këtë rast, Agjencisë për Investime të huaja, mungojnë dhe nuk janë askund.
Deri sa në këtë Agjenci të ketë mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie, nuk do të shtohen investimet e huaja, vetëm sa do të pakësohen, madje edhe këto investime aktive që janë bërë më herët do të tkurren si pasojë e mos koordinimit të duhur për të ofruar ndihmën e nevojshme. /Zhurnal.mk


