Bie çmimi i naftës, pasi Trump përjashtoi sulmin ndaj Iranit para zgjedhjeve

Data:

Shpërndaje:

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie sot, pasi shqetësimet për furnizimin nga Lindja e Mesme janë zbutur lehtë, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit.

Nafta Brent, si referencë evropiane, ra për 72 centë, ose 0,7 për qind, duke arritur në 103,53 dollarë për fuçi.

Ndërkohë, nafta amerikane WTI u lirua për 52 centë, ose 0,6 për qind, dhe tregtohet me 90,97 dollarë për fuçi.

Megjithatë, Brent pritet ta mbyllë javën me rritje, pasi të enjten çmimi i saj u rrit për 4 për qind, pas shtimit të sulmeve ndaj anijeve që transportojnë naftë nga Lindja e Mesme. Nga ana tjetër, WTI pritet të shënojë një rënie të lehtë javore, pavarësisht ndërprerjeve të furnizimit të shkaktuara nga uragani që po i afrohet bregdetit të Gjirit të Meksikës në SHBA.

Trump deklaroi mbrëmë se Uashingtoni po zhvillon bisedime “produktive” me Iranin dhe se nuk është planifikuar sulm para zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit. Deklarata e tij erdhi pasi mediat raportuan se presidenti amerikan po shqyrtonte mundësinë e një sulmi para kësaj date.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...

Lajm i mirë për tregun e karburanteve: ОКТА ofron zbritje për dizelin

ОКТА ul me dy denarë për litër çmimin e naftës dizel nga 20 tetori deri më 2 nëntor...