21 milionë euro investim dhe 550 vende pune, Sali: Tetova rikthehet në hartën e investimeve të mëdha

Data:

Shpërndaje:

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka përshëndetur investimin prej 21 milionë euro në zonën industrial në Tetovë, ku pritet të hapen mbi 550 vende të reja të punës. Sipas tij, pas shumë vitesh stagnim, Tetova po rikthehet në hartën e investimeve të mëdha.
“Pas shumë vitesh stagnim, sot Tetova po rikthehet në hartën e investimeve të mëdha. Kjo qeveri po dëshmon me vepra se prioritet mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.
21 milionë euro investim i huaj
550 vende të reja pune për Tetovën dhe Pollogun
Investimi i kompanisë Cavo Otomotiv në ZZHTI Tetovë është sinjal i qartë se vendi ynë po bëhet destinacion serioz për investitorët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Sali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

“Dhjetëra investitorë turq drejt Maqedonisë” – Mickoski: Erdogan më dha fjalë për kompani të reja

Kryeministri Hristijan Mickoski zotohet se dhjetëra investime të reja nga Turqia do të vijnë në Zonat Industriale-Teknologjike Zhvillimore...

ShBA: Shqipëria të mirëpresë investimet e huaja, por të garantojë siguri për sektorët strategjikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që Shqipëria të garantojë sigurinë e sektorëve strategjikë dhe të infrastrukturës kritike,...

Shkupi dhe Pollogu udhëheqin valën e re të ndërtimit

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, sektori i ndërtimit zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe urban...

Ushqimet më shtrenjtë pë 5.8% – Paga më të larta, por shporta shtrenjtohet

Shtrenjtimi i vazhdueshëm i produkteve bazë dhe shërbimeve po vazhdon të ushtrojë presion mbi standardin jetësor të qytetarëve....