Brukseli e lejoi përsëri Maqedoninë e Veriut që të shfrytëzojë paratë e programit IPARD

Data:

Shpërndaje:

Maqedonia e Veriut përsëri do të mund të shfrytëzojë fondet e programit IPARD, pas skandalit që i ndodhi vendit disa muaj më parë, transmeton Portalb.mk.

 

 

“Dje morëm një njoftim zyrtar nga Brukseli se procesi i shfrytëzimit të fondeve nga programi IPARD po vazhdon, përkatësisht pagesa e të gjitha tremujorëve që duhet paguar do të vazhdojë, dhe do të ketë njoftime të reja në periudhën e ardhshme”, tha ministri i bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Cvetan Tripunovski.

Ministri kërkoi nga bujqit që mos të brengosen dhe të vazhdohet me modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, ish-drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev, i cili së bashku me disa persona të tjerë fizikë, përfshirë të punësuar në DAP dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe një person juridik, dyshohen për disa vepra penale të lidhura me keqpërdorime financiare dhe marrje ryshfeti në lidhje me shfrytëzimin e fondeve nga programi evropian IPARD, në muajin mars u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Kujtojmë se pesë persona u arrestuan nën dyshimin për ryshfet, ndikim të paligjshëm dhe mashtrim me fondet IPARD. Sipas hetimeve, drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dyshohet se ka nënshkruar marrëveshje të kundërligjshme, duke u premtuar fonde kompanive që nuk plotësonin kriteret, në këmbim të dhuratave të majme, një prej tyre në shumën prej 50.000 eurosh. Tre ndërmjetës, mes tyre edhe zyrtarë shtetërorë, dyshohet se ushtruan ndikim të jashtëligjshëm për të mundësuar vendimin. Gjatë bastisjeve u gjetën fonde të konsiderueshme, duke konfirmuar dyshimet për korrupsion sistemik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mijëra vizitorë në festimin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall

Mijëra vizitorë morën pjesë në festën e madhe me rastin e ditëlindjes së tretë të Diamond Mall. Yjet...

Takimi i Hoxhës me përfaqësuesit e MATTO-s: Investimet e gjelbra janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi...

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt...

Diamond Mall shënon trevjetorin me përmbajtje të reja, brende dhe iniciativa për komunitetin

  Shkup, 20 tetor 2026 – Diamond Mall shënon trevjetorin e hapjes me një festë të madhe për vizitorët,...