Masa e propozuar nuk garanton ulje të pirjes së duhanit, por rrezikon tregun

Data:

Shpërndaje:

Ekspertët rikujtojnë se projektligji tashmë parashikon masa të forta, përfshirë ndalimin e plotë të reklamimit dhe promovimit të produkteve të duhanit, si dhe ndalimin strikt të shitjes për të miturit. Në këtë kontekst, vendosja e ndalimit të ekspozimit të produkteve në vendin e shitjes konsiderohet si një masë që tejkalon atë që është e nevojshme për arritjen e objektivave të shëndetit publik.

 

Analiza krahasuese e praktikave në Bashkimin Evropian tregon se shumica e vendeve anëtare nuk aplikojnë ndalim të tillë. Në mesin e tyre janë shtete si Austria, Bullgaria, Qipro, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Italia, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, të cilat nuk parashohin kufizime për ekspozimin e produkteve të duhanit në shitjen me pakicë. Sipas ekspertëve të sektorit, zbatimi i një ndalimi të tillë është njëkohësisht kompleks dhe i kushtueshëm për tregtarët, sidomos për bizneset e vogla. Përveç kostove shtesë për përshtatjen e hapësirave dhe proceseve të punës, mungojnë dëshmi të qarta se kjo masë do të ndikojë drejtpërdrejt në kufizimin e qasjes së të rinjve ndaj produkteve të duhanit.

Në vend të kësaj, propozohet që të mundësohet një komunikim i hapur dhe transparent me konsumatorët për produktet, duke u dhënë atyre mundësinë për të marrë vendime të informuara. Një qasje e tillë, sipas tyre, nuk kufizon lirinë e zgjedhjes për konsumatorët e rritur, garanton qëndrueshmërinë e bizneseve të vogla, si kioskat, dhe nuk ndikon negativisht në të ardhurat publike apo në rritjen e tregtisë ilegale.

Ekspertët rikujtojnë se projektligji tashmë parashikon masa të forta, përfshirë ndalimin e plotë të reklamimit dhe promovimit të produkteve të duhanit, si dhe ndalimin strikt të shitjes për të miturit. Në këtë kontekst, vendosja e ndalimit të ekspozimit të produkteve në vendin e shitjes konsiderohet si një masë që tejkalon atë që është e nevojshme për arritjen e objektivave të shëndetit publik. Sipas tyre, çdo ndërhyrje e re në këtë sektor duhet të jetë e balancuar dhe e bazuar në analiza konkrete, në mënyrë që të shmangen efektet negative në ekonomi dhe të sigurohet një qasje efektive në mbrojtjen e shëndetit publik.

Njëkohësisht, ekspertët theksojnë se çdo ndërhyrje në këtë sektor duhet të jetë e mirëbalancuar dhe e bazuar në analiza të detajuara. Ata kërkojnë që përpara miratimit të ligjit të realizohet një vlerësim i plotë i ndikimit ekonomik, social dhe fiskal, si dhe të hartohet një strategji e qartë për luftën kundër tregut ilegal. Në të kundërtën, ekziston rreziku që masat e reja të jenë vetëm formalisht të rrepta, por në praktikë të dështojnë në arritjen e objektivave të shëndetit publik, duke nxitur njëkohësisht ekonominë gri dhe duke dëmtuar stabilitetin financiar të shtetit. Një zgjidhje e qëndrueshme, sipas ekspertëve, mund të arrihet vetëm përmes një qasjeje të balancuar, dialogut me palët e interesuara dhe politikave të bazuara në të dhëna reale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+

Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+ Organizata STEP+ ka nisur zyrtarisht zbatimin e...

Eko Fluid – i përkushtuar ndaj zhvillimit, partneriteteve dhe zgjidhjeve të qëndrueshme

Eko Fluid vazhdon të konsolidojë rolin e saj si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në sistemin e...

Mickoski: Financat e forta publike janë parakusht për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe zhvillimin e shoqërisë

Shkup, 22 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se financat e qëndrueshme publike përbëjnë bazën e çdo shteti...

OKTA vazhdon iniciativën kundër zjarreve, dhuron pajisje mbrojtëse për pilotët e avionëve zjarrfikës

Shkup, 22 qershor – Në prag të sezonit veror dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në hapësira të...