Rritje prej 16,7 përqind të çmimit të banesave në tremujorin e parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut

Data:

Shpërndaje:

Në tremujorin e parë të këtij viti banesat në Shkup u shtrenjtuan për 16,7 përqind në nivel vjetor, ndërsa për 2,1 për qind në nivel tremujor, tregon indeksi i çmimeve të patundshmërive, të cilin e publikon Banka Popullore në bazë të të dhënave që kanë të bëjnë me banesat e publikuara për shitje në territorin e kryeqytetit, raporton MIA.

Vitin e kaluar në tremujorin e parë banesat shënuan shtrenjtim vjetor për 19,5 për qind, në tremujorin e dytë për 19,9 për qind, në të tretin prej 25,1 për qind, ndërsa në të katërtin prej 25 për qind.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive në raportin e regjistrit të çmimeve dhe qirave në tregun e patundshmërive për vitin 2025 theksoi se për këtë vit parashikohet rritje mesatare në treg me interes të rritur për investime dhe rritje të vazhduar të qirave.

Në vitin 2025, banesat mbetën segmenti më dominues i tregut, duke përbërë 33 për qind të shitjeve totale dhe 48 për qind të vlerës totale të tregut. Edhe pse numri i banesave të shitura u ul me 3,9 për qind, vlera e tyre u rrit me 10,8 për qind.

Komunat më aktive janë Qendra, Aerodromi dhe Karposhi, të cilat kanë edhe çmimet mesatare më të larta të banesave, me 1,692 euro/m²; 1,558 euro/m² dhe 1,419 euro/m².

Banesa më e shtrenjtë u shit në Aerodrom për 166.500 euro, ndërsa shtëpia më e shtrenjtë u shit në komunën Qendër për 1.500.000 euro. Hapësira më e shtrenjtë afariste u shit në komunën Qendër për 6.800.000 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

LSM: Shporta minimale sindikale në gusht arrin 68.675 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht të vitit 2026 është 68.675 denarë ku krahasuar me vlerën...

239 milionë euro të plasura për kompanitë vendore! Dimitrieska-Koçoska: Mbështetja për biznesin është investim në rritje

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një postim në profilin e saj në Facebook, tregoi se nga 250...

Në qershor janë dhënë 39% më shumë leje ndërtimi se vitin e kaluar

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin muaj...

Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të në botë për siguri kibernetike

Ministria e Transformimit Digjital njofton se Maqedonia ka bërë përparim të konsiderueshëm në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike...