4.2 miliardë euro ‘para të fshehta’ qarkulluan jashtë bankave shqiptare në 2024

Data:

Shpërndaje:

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend shënoi vitin që shkoi shifrën rekord prej 423.5 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro.

Në raportin e fundvitit Banka e Shqipërisë pranon se paraja ‘e errët apo e fshehtë’ arriti në 2023 me 30 miliardë lekë apo 7.6 për qind, duke shënuar një rritje të ‘aktiviteteve të padeklaruara’ që për fat të keq janë gjithmonë korrupsioni dhe krimi.

Ekspertët thonë se paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar janë pjesë e ekonomisë informale dhe të aktiviteteve kriminale, si brenda dhe jashtë vendit tonë.

Kjo reflektohet nga sekuestrimet e shpeshta të shumave të parave që tentohet të futen ilegalisht në Shqipëri, që janë pasur me hetime korrupsioni të lartë.

Sipas shifrave, totalin i parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare llogaritet në 1.79 trilionë lekë, në një kohë kur paraja informale përbën gati 24 për qind të shumës.

Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

Kjo do të thotë se megjithëse ligji i kontestuar i Amnistisë Fiskale nuk u lejua të miratohej, kjo praktikë tashmë ka ndodhur pasi paraja e jashtëligjshme vijon të qarkullojë e patrazuar, shpesh me mbështetjen e zyrtarëve të korruptuar.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është një prej shkaqeve zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera dhe për këtë barra kryesore bie mbi autoritetin më të lartë financiar Banka e Shqipërisë, si dhe agjencive shtetërore që pretendojnë të luftojnë pastrimin e parave.

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thonë se kanë nisur punën për të kufizuar pagesat me para nën dorë, por kjo duket se bëhet vetëm për popullin e thjeshtë dhe jo për milionerët e dyshimtë që vijojnë të patrazuar transaksionet private financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...