19 mijë persona me arsim të lartë në Shqipëri janë të papunë

Data:

Shpërndaje:

Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për bizneset shqiptare vitet e fundit, por ndërkohë mijëra persona me arsim të lartë në të gjithë Shqipërinë janë pa punë.

Megjithëse ky kontingjent është në ulje edhe për shkak të tkurrjes së popullsisë, vitin e kaluar ende rreth 19 mijë persona me arsim të lartë ishin në kërkim të punës por nuk gjenin, sipas të dhënave të INSTAT. Rreth 13 mijë prej tyre ishin të moshës 25-64 vjeç.

Në total, numri i të papunëve me arsim të lartë për grupmoshën mbi 15 vjeç ra nga 22.198 në vitin 2023 në 18.832 në vitin 2024.

Të dhënat tregojnë se papunësia është rritur disi tek të rinjtë 15–24 vjeç, nga 4.892 në vitin 2023 në 5.266 persona në 2024, çka tregon se hyrja në tregun e punës për të rinjtë e sapodiplomuar është vështirësuar.

Nga ana tjetër, grupmosha 25–29 vjeç ka shënuar një ulje të ndjeshme të papunësisë, nga 8.498 në 2023 në 6.770 persona në 2024, rënie që veç të tjerash lidhet edhe më pakësimin e popullsisë në këtë grup-moshë nga emigrimi.

Edhe për personat me arsim të lartë 25–54 vjeç, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të forcës së punës me arsim të lartë, papunësia ka rënë nga 16.353 në 2023 në 12.989 persona 2024.

Shifrat tregojnë se vitin e kaluar papunësia ndër të rinjtë mbetet një problem i mprehtë që mund të stimulojë më tej emigracionin me kontratat pune jashtë vendit.

Arsyet pse personat me arsim të lartë e kanë të vështirë të gjejnë punë në Shqipëri janë të shumta dhe lidhen si me strukturën e tregut të punës, ashtu edhe me cilësinë e arsimit.

Një nga problemet më të mëdha është mospërputhja mes diplomave që prodhon sistemi arsimor dhe nevojave reale të tregut të punës.

Universitetet shqiptare vazhdojnë të nxjerrin një numër të madh juristësh, ekonomistësh dhe menaxherësh, ndërkohë që tregu kërkon më shumë profesione teknike, inxhinierike, IT, krah pune në bujqësi, turizëm dhe zanate të specializuara, punonjës pastrimi etj. Si rezultat, shumë të diplomuar mbeten pa punë ose pranojnë punë nën nivelin e tyre të kualifikimit.

Edhe kur ka vende pune për të diplomuar, paga mesatare për profesionistët e rinj mbetet e ulët. Shumë kompani private preferojnë të punësojnë me paga minimale ose kontrata afatshkurtra, gjë që nxit zhgënjimin dhe emigrimin e të rinjve me arsim të lartë. Një pjesë e mirë e të diplomuarve shohin më shumë mundësi jashtë vendit, ku puna e tyre vlerësohet financiarisht dhe profesionalisht.

Në shumë institucione mungojnë strukturat e avancimit në karrierë, mentorimi dhe vlerësimi në pagë dhe në karrierë në bazë meritës faktorë këto që po nxisin gjithnjë e më shumë të rinjtë të largohen nga vendi./Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Ofertë Festive në Çair: Kids World Playground sjell dhuratën e dhjetorit – hyrja për fëmijën e tretë FALAS!

Kids World Playground në Çair ka nisur muajin e dhjetorit me një super ofertë për të gjitha familjet!...

Si do të shpërndahet rritja prej 5% në bllok-tarifat? Mickoski: Varet nga rregullatori nëse do të ketë rritje të çmimit të rrymës

Çmimi i energjisë për familjet nga janari ka shumë gjasa të rritet mesatarisht për rreth 5 për qind,...

Mbledhje e ulët e taksës mbi të ardhurat personale! Problem me pagesën bëjnë lojërat e fatit dhe transferimet nga jashtë

Drejtoria për të Ardhurat Publike është e kënaqur se si mblidhen taksat, megjithatë për taksën mbi të ardhurat...

Çmimet e banesave nuk mund të ulen, thotë Ushlinovska

Frosina Ushlinovska, përfaqësuese e Grupacionit të Patundshmërive pranë Odës Ekonomike, në emisionin “Biznis 21” në TV21 tha se,...