“Тe nëna dhe babai në punë”, projekt i EVN-së që motivon fëmijët

Data:

Shpërndaje:

EVN Maqedoni rihapi dyert e saj për më të rinjtë, menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor. Përmes programit “Тe nëna dhe babai në punë”, kompania çdo vit u mundëson fëmijëve të punonjësve nga Departamentet Qendrore dhe Qendrat Energo të Konsumatorëve në të gjithë vendin, të vizitojnë vendin e punës së prindërve të tyre dhe përmes lojërave edukative të njihen me botën e energjetikës.

Rreth 270 fëmijë, të ndarë në grupmosha, gjatë gjithë ditës morën pjesë në punishte interaktive, bënë eksperimente dhe i përmbyllën aktivitetet me një argëtim muzikor në oborrin e EVN-së. Përveç natyrës edukative, punishtet gjithashtu synojnë të nxisin kuriozitetin e më të rinjëve ndaj shkencave teknike.t.

Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore të EVN Maqedoni,  Fisnik Oseku, theksoi se energjia e re ka qenë gjithmonë pjesë integrale e kulturës së kompanisë dhe se ata janë të mirëpritur në ambientet e EVN jo vetëm si vizitorë, por edhe si punonjës të ardhshëm.  “Te nëna dhe babai në punë” organizohet që nga viti 2016. Në këtë program marin pjesë fëmijët e punonjësve të të gjithë kompanive në kuadër të familjes së EVN. /SHENJA/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Nikolloski: Qytetarët nuk duhet të blejnë banesa para se të ndërtohen, çmimet aktuale janë të fryra

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra...

Rrezik për ekonomi dhe furnizim: Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit

Të hënën në mesditë do të ketë bllokadë të plotë për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat...

Jeta bëhet luks, 66 mijë denarë për mbijetesë

Për vetëm një vit, shporta minimale e llogaritur nga sindikatat është shtrenjtuar për gati 3.000 denarë. Krahasimi mes...

EShS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025...