А i kontrolloni çmimet online? Qytetarët presin që kontrollin ta bëjnë institucionet

Data:

Shpërndaje:

Që para një jave hyri në fuqi obligimi që marketet, barnatoret dyqanet e teknikës dhe mobileve t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqe. Çmimet duhet të jenë të disponueshme pa pasur nevojë për regjistrim ose hyrje shtesë, me qëllim që qytetarët të kenë qasje të lirë, por sa realisht ata hynë në ueb për t’i kontrolluar?

-Jo, jo online nuk shoh!

Pse?

-Nuk e di, ashtu jam mësuar, gjithmonë shpejtoj për diçka dhe ajo… Jo!

-Shkoj thjesht bëj pazar, tregohet në rafte dhe e marr, a është shumë a është pak të njëjtat produkte në kompani të ndryshme në markete çmimi është ndryshe.

-Është një lloj kontrolli në inspektim a bëhet me të vërtetë apo po devijon prej saj dhe duhet kontroll, shumë inspektime kontrolli, d.m.th në gjithçka. Edhe te ushqimi po kalon afati, të mos ketë ushqime që u kalon afati që fshihen pas ose diçka ashtu dhe njeriu do ta merr, dhe asaj i ka kaluar afati, e kthejnë kuptohet por duhet edhe ajo të kontrollohet.

Nesër Inspektorati i Tregut do të duhet të dalë me të dhënat e para për atë se sa tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj që kryejnë veprimtari tregtare me pakicë e kanë respektuar vendimin për publikimin online të çmimeve, më saktësisht çmimin aktual të shitjes, çmimin për njësi, çmimi promocional ose me zbritje. Është paralajmëruar që mosrespektimi i vendimit mund t’u kushtojë tregtarëve me gjoba deri në 10 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Artikuj të ngjajshëm

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil

Furnizimi me derivate të naftës në vend është stabile, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai nuk e përjashtuar mundësinë...

Nga mesnata ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë e ndryshoi rregulloren – për çmimet e derivateve nuk do të vendoset vetëm të...

Lista e kursit të këmbimit të BPRMV: Sa është euro sot?

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot...

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Ndërsa tensionet gjeopolitike dhe lufta me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, tregjet ndërkombëtare po japin sinjalet e para të...